Vrau gruan dhe doli të pinte kafen e mëngjesit, detajet nga krimi makabër

Vrau gruan dhe doli të pinte kafen e mëngjesit, detajet nga krimi makabër

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Fier, ku burri vrau gruan dhe e raportoi ngjarjen si vetëvrasje para se të zbardhej e vërteta. Tv Klan raporton se Petrit Manaj 56 vjeç kishte goditur gruan me thikë në zemër rreth orës 06:30 të mëngjesit të së martës dhe më pas kishte shkuar […]

Tv Klan raporton se Petrit Manaj 56 vjeç kishte goditur gruan me thikë në zemër rreth orës 06:30 të mëngjesit të së martës dhe më pas kishte shkuar në lokalin e lagjes për të pirë kafen.

 

Kështu ka deklaruar në Policinë e Fierit vetë autori i krimit.

20 minuta pas vrasjes, ai ishte rikthyer në banesë dhe e kishte qëlluar gruan edhe disa herë të tjera me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas tij, këtë gjë e kishte bërë që varianti i tij për vetëvrasje të ishte më i besueshëm.

Gruaja, Valdete Manaj 50 vjeç, kishte humbur jetën menjëherë për shkak të gjakderdhjes të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Ngjarja fillimisht ishte raportuar nga 56-vjeçari si vetëvrasje e gruas. Por hetuesit kishin dyshime. Këto të fundit u përforcuan më shumë gjatë orëve në vijim për shkak të deklaratave kontradiktore të burrit vrasës, por edhe të disa shenjave që autori kishte në duar, që mesa duket ishin të gërvishturat e gruas së tij gjatë sherrit përpara se ta godiste.

Petrit Manajt iu vunë përpara faktet dhe provat e policisë. Në këto kushte, ai u detyrua që të pranonte vrasjen e gruas së tij Valdete Manaj dhe deklaroi para efektivëve të Policisë së Fierit se krimin e bëri për xhelozi.

Petrit dhe Valdete Manaj janë prindër të dy djemve.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike