Vazhdojnë lajmet e mira rreth pandemisë, tani nga Australia e largët

Pas afër dy viteve të mbylljes së kufinjëve për turistët e huaj, Australia pritet t’i hapë kufinjtë e saj për turistët e vaksinuar. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Australian, Scott Morrison, teksa deklaroi: “Nëse jeni të vaksinuar me dy doza, ju jeni të mirëseardhur”. Rihapja që pritet të ndodhë më 21 shkurt do të […]
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Australian, Scott Morrison, teksa deklaroi: “Nëse jeni të vaksinuar me dy doza, ju jeni të mirëseardhur”.
Rihapja që pritet të ndodhë më 21 shkurt do të mirëpritet nga shumë sektorë, përfshirë edhe studentët e huaj, shkruan BBC, pwrkthen Periskopi.
Mbyllja e kufinjëve të saj kishe ndodhur në mars të vitit 2020, vendim që kishtë ndaluar hyrjen e turistëve mbrenda vendit.
Turistët e pavaksinuar që kanë arsye mjekësore për mosvaksinim duhet të aplikojnë për të marr leje për hyrje, dhe nëse u lejohet hyrja, ata duhet të karantinohen në hotel, shkruan BBC, transmeton Periskopi
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, deri më tani Australia ka regjistruar më shumë se 2.7 milion raste të infektimeve dhe më shumë se 4.240 raste të vdekjeve, kurse 80% e popullatës është e vaksinuar plotësisht.
Australia ka qenë një nga vendet me kufizimet më rigoroze gjatë periudhës së pandemisë./Periskopi/











