Varroset Rayani, 5-vjeçari që vdiq pas rënies në bunar në Marok

Varroset Rayani, 5-vjeçari që vdiq pas rënies në bunar në Marok

Shumë njerëz morën pjesë në ceremoninë e varrimit të 5-vjeçarit Rayan Awram, i cili mbeti për katër ditë i ngujuar në një pus të thellë. Pavarësisht operacionet të madh të shpëtimit, ngjarja përfundoi me tragjedi. Qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt në një zonë malore në rajonin Chefchaouen të hënën, […]

Qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt në një zonë malore në rajonin Chefchaouen të hënën, pak kilometra larg vendit të aksidentit, përderisa një imam po i lexonte lutjet e varrimit, shkruan The Guardian.

Djali i vogël kishte rënë në një bunar të thellë 32 metra por pa ujë të martën e javës së kaluar. Autoritetet nisën një operacion të madh të shpëtimit, duke e larguar dheun paralelisht me gropën e thellë e duke u kujdesur që të mos kishte rrëshqitje dheu.

Të shtunën në mbrëmje, njerëzit që po e përcillnin operacionin e shpëtimit lëshuar zëra gëzimi, kur punëtorët e larguan edhe pjesën e fundit të dheut për ta nxjerrë fëmijën, por gëzimi i tyre u kthye në mërzi, kur kabineti mbretëror njoftoi se djali është i vdekur.

Mbreti Mohamed VI i ka telefonuar prindërit e fëmijës për t’u shprehur ngushëllime.

Babai i Rayanit, Khaled Aourram, tha se ai ishte duke e përgatitur bunarin afër shtëpisë së tij, kur i biri ra në gropën e thellë.

Llogaritë e rrjeteve sociale në botën arabe ishin plot me mesazhe për përkrahje, pikëllim dhe vlerësim për punën e ekipeve të shpëtimit. Edhe qytetarët e Algjerisë fqinje e shprehën pikëllimin e tyre, përfshirë trajnerin e kombëtares algjeriane në futboll, Djamel Belmadi.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik