Uzuni prezantohet në fanellën e Granadas

Mbrëmë, skuadra spanjolle Granada bëri zyrtare se ka arritur marrëveshje me gjigandin hungarez Ferencvaros për transferimin e sulmuesit anësorë shqiptar Myrto Uzuni. Sulmuesi shqiptar i bashkohet menjëherë Granadas, me të cilën pritet që sot të zhvillojë seancën e parë stërvitore, përcjell KosovaPress. Po ashtu, Granada e prezantoi Uzunin në fanellën e saj, ku edhe i […]

Sulmuesi shqiptar i bashkohet menjëherë Granadas, me të cilën pritet që sot të zhvillojë seancën e parë stërvitore, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, Granada e prezantoi Uzunin në fanellën e saj, ku edhe i ka kushtuar një postim për të njoftuar tifozët spanjoll për të arriturat e Uzunit.

“25 vjeçari sulmues, i lindur në Berat të Shqipërisë më 31 maj të vitit 1995, luan në pozitën e anësorit të sulmit, ku ka regjistruar plot 77 gola dhe 34 asistime në 216 ndeshje deri tani në karrierën e tij.

Me eksperiencë në nivele të larta të futbollit evropian, si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe në Hungari me Ferencvarosin, Uzuni ka treguar paraqitje të mira kundër skuadrave si Barcelona, Juventusi dhe Dinamo Kiev.

Sulmuesi shqiptar është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ku deri tani ka bërë 22 ndeshje me shtetin e tij, ndërsa debutimin e tij me kombëtaren e bëri në vitin 2018/19 në Ligën e Kombeve”, shkruante në postimin e Granadas.

Në këtë sezon, Uzuni ka arritur të bëjë 31 paraqitje për skuadrën e Ferencvarosit, duke regjistruar plot 21 gola dhe tetë asistime mbi emrin e tij.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova