Tahiri: Me shtrenjtimin e rrymës, kosovarët do të ikin edhe më shumë nga vendi

Abelard Tahiri i PDK-së, ka thënë se me rritjen edhe të çmimit të rrymës jetesa e qytetarëve të Kosovës, po rëndohet. “Kostoja e jetesës në Kosovë po bëhet e papërballueshme për qytetarët e Kosovës. Mos angazhimi i qeverisë çdo ditë e më shumë po rëndon gjendjen sociale në vendin tonë. Paga e cilitdo që paguhet […]
Abelard Tahiri i PDK-së, ka thënë se me rritjen edhe të çmimit të rrymës jetesa e qytetarëve të Kosovës, po rëndohet.
“Kostoja e jetesës në Kosovë po bëhet e papërballueshme për qytetarët e Kosovës. Mos angazhimi i qeverisë çdo ditë e më shumë po rëndon gjendjen sociale në vendin tonë. Paga e cilitdo që paguhet nga buxheti i Kosovës dhe ai privat sot e bën të papërballueshëm mbulimin e shpenzimeve në vendin tonë. Këta kanë qëndruar të heshtur”, ka thënë Tahiri.
“Në vendin tonë kemi një fluks masiv nga Kosova. Në janar kemi diku rreth 48 mijë aplikime të qytetarëve që duan të largohen nga vendi dhe vendimi i sotëm për shtrenjtimin e rrymës, do t’i rrisë edhe më shumë ambiciet e qytetarëve për t’u larguar”, ka thënë ai./Periskopi/












