‘S’po iu zbresin xhipave’ – Prej çmimeve e deri te ikja e popullit, Pacolli numëron premtimet që nuk i mbajti Kurti

Kryetari i Aleancës Kosova e re dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Behgjet Pacolli e vlerëson si zhgënjyese qeverisjen e Albin Kurtit deri tash, ndonëse është veç viti i parë. Pacolli për Periskopin ka numëruar premtimet e bëra në opozitë, dhe mos realizimin e tyre në pushtet… Deputeti Pacolli nuk ka lënë pa përmendur as […]
Deputeti Pacolli nuk ka lënë pa përmendur as faktin e hidhur të lëshimit të vendit nga popullata.
‘’Absolutisht qeverisjen duhet ta analizojmë në kontekst të premtimeve elektorale por edhe angazhimit politik në opozitë dhe nësë nisemi nga ajo pika atëherë qeverisja e z.Kurti është zhgenjyese. Kurti ka premtuar cdo gje ndryshe. Ka thene qe nuk do te marr pjese ne dialog pa kërkuar falje Serbia dhe e ka bërë të kundërtën. Ka thënë që çmimet do të ulen në secilin produkt vital, ka ndodhur e kundërta. Ka rritje të çmimit të bukës, vajit, sheqerit dhe të gjitha produkteve bazike. Ka premtuar ulje të çmimit të energjisë, ndërsa ka miratuar dyfishimin e rritjes së çmimit. Pra ka qenë një vit qeverisje ku çdo gjë që është premtuar dhe është marrë vota e qytetarëve për ato premtime, ka rezultuar me zhgënjim. Sot qytetarët e Kosovës si rezultat i kësaj shprese të humbur, lëshojnë vendin dhe aplikojnë për viza që ta lëshojnë Kosovën.’’, ka thënë Pacolli për Periskopin.
Tutje ai tentoi të gjejë ndonjë premtim, por nuk gjeti asnjë të tillë të realizuar të kryeministrit Kurti.
‘’Për realizim të premtimeve nga ana e qeverisë unë nuk di një që ta potencoj. Janë disa që janë në proces por që ato më të rëndësishmet, që prekin direkt jetën e qytetareve jo që nuk janë përmbushur por ka ndodhur e kundërta. Ka qenë një vit zhgënjyes për pritjet e qytetarëve. Me xhipat e zinj, janë sulmuar të gjitha qeveritë, kurse kjo qeveri nuk ju zbret xhipave si shembull.’’/PERISKOPI/











