Sa kompensohen viktimat e krimit në Kosovë?

Sa kompensohen viktimat e krimit në Kosovë?

Vrasja, trafikimi me njerëz, dhunimi, keqpërdorimi seksual i fëmijëve dhe rastet e dhunës në familje, hyjnë në kategorinë e veprave të kompensueshme nga shteti, sipas Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Mirëpo, viktimat e këtyre rasteve në Kosovë mund të marrin kompensim në vlerën maksimale deri në 7 mijë euro. Gjatë vitit të kaluar […]

Vrasja, trafikimi me njerëz, dhunimi, keqpërdorimi seksual i fëmijëve dhe rastet e dhunës në familje, hyjnë në kategorinë e veprave të kompensueshme nga shteti, sipas Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Mirëpo, viktimat e këtyre rasteve në Kosovë mund të marrin kompensim në vlerën maksimale deri në 7 mijë euro.

Gjatë vitit të kaluar në Kosovë për 28 personat që ishin viktimë e krimit janë kompesuar pak më shumë se 100 mijë euro.

Megjithatë, kjo shumë nga avokatë po vlerësohet jashtëzakonisht e ulët, duke përmendur se në rajon, për raste të caktuara kompensimi shkon deri në miliona euro.

Avokati Skënder Musa ka thënë se këto shifra janë të vogla.

Musa ka treguar për një rast që kishte mbrojtur, kur familjes së viktimës nga një vrasje e rëndë i ishte propozuar kompensimi me vetëm 3 mijë euro.

“Shuma që i është ofruar është jashtëzakonisht e vogël, për shkak se në shtetet e rajonit në veprat penale të vrasjeve dhe vrasjeve të rënda, zakonisht kalojnë shifrat mbi 100 mijë euro e madje shkojnë edhe deri në 1 milion euro, për shkak se në këtë rast edhe vet shteti e humb vlerën më të mbrojtur, sepse për shtetin vlera kryesore e mbrojtur është jeta e qytetarit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Musa.

Sipas nenit 6 të Ligjit për kompensimin e viktimave të krimit, veprat të cilat hyjnë në kategorinë e veprave të kompensueshme janë: vrasja, trafikimi me njerëz, dhunimi, keqpërdorimi seksual i fëmijëve, rastet e dhunës në familje.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës tregon se shumë pak gra kërkojnë të kompensohen për dhunën ndaj tyre.

“Zakonisht gratë nuk e kërkojnë këtë kompensim, sepse për momentin ato janë të fokusuara te siguria e tyre edhe duan vetëm që të përfundojë sa më shpejt çdo relacion apo marrëdhënie me ushtruesin e dhunës edhe shpesh nuk e dinë që e kanë këtë të drejtë ose e refuzojnë këtë të drejtë. Në momentin që deklarohen gjatë procedurës penale që nuk e duan këtë të drejtë, atëherë normal që edhe Gjykatat nuk ia aprovojnë mandej sepse thonë që vet viktima nuk e ka kërkuar”, tha Berisha për RTV Dukagjinin.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik