Rusia dinake në Këshillin e Sigurimit: Ju vet po e përmendni luftën, jo ne

Rusia mori paralajmërime të forta në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku u diskutua për gjendjen e tensionuar në Ukrainë. Derisa Shtetet e Bashkuara deklaruan se rritja në numër e ushtarëve rus në kufirin me Ukrainën “është mobilizimi më i madh në Evropë dekadave të fundit dhe se Rusia mbetet fajtore për provokimet e qëllimshme”, […]
Rusia mori paralajmërime të forta në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku u diskutua për gjendjen e tensionuar në Ukrainë.
Derisa Shtetet e Bashkuara deklaruan se rritja në numër e ushtarëve rus në kufirin me Ukrainën “është mobilizimi më i madh në Evropë dekadave të fundit dhe se Rusia mbetet fajtore për provokimet e qëllimshme”, përfaqësuesi rus akuzoi perëndimin për provokim të situatës.
“Vetë diskutimet për kërcënime të luftës janë provokative. Ju gjithmonë flisni për të dhe duket se ju dëshironi që të ketë luftë”, ishin fjalët e të dërguarit rus në KS.
Në anën tjetër, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss tha që vendosja e sanksioneve ndaj individëve që kanë lidhje me shtetin e Rusisë do të nënkuptonte ndalesën per hyrjen e tyre në Britani të Madhe.
Duke i përshkruar këto sanksione si “të ashpra”, Truss shtoi që “ne do të sigurohemi që kushdo që ka gisht në përshkallëzimin e situatës në Ukrainë do të bartë pasoja të rënda”./Independent/Periskopi/












