Ringjallet ideja e shkëmbimit të territoreve, mediumi austriak ngre pikëpyetje

Ringjallet ideja e shkëmbimit të territoreve, mediumi austriak ngre pikëpyetje

Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është e re. Mediumi austriak “Kosmo” ngre pikëpyetje nëse kjo ide po ringjallet. Shkas u morën dy deklarata, të cilat vijnë nga një figurë e lartë e PDK-së dhe një ish-luftëtar i UÇK-së. Brenda vetëm një jave, nga Kosova erdhën dy deklarata, të cilat trajtonin […]

Brenda vetëm një jave, nga Kosova erdhën dy deklarata, të cilat trajtonin edhe një herë shkëmbimin e territoreve.”Kosmo” shkruan se siç u dëgjua nga Prishtina, kjo është një zgjidhje më e mirë se formimi i një asociacioni të komunave me shumicë serbe dhe do t’i parandalonte konfliktet e ardhshme.

Këtë ide e ka rikthyer në vëmendje nënkryetari i partisë kryesore opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja. Ai tha se nëse do t’i duhej të zgjidhte mes Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shkëmbimit të territoreve, ai është për shkëmbimin e territoreve, shkruan mediumi austriak.

Me Bujën është pajtuar edhe ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, i cili ka thënë se i vetmi epilog për ta shmangur luftën është ndryshimi i kufirit, i cili do ta eliminonte ndikimin e Serbisë në Kosovë dhe atë të Kosovës në Serbi. Sipas mediumit austriak, ai sugjeroi që Leposaviqi dhe Zubin Potoku t’i jepeshin Serbisë. Megjithatë, ai nuk është për “shkëmbimin” veriut të Mitrovicës me Medvegjën, Preshevën dhe Bujanocin.

Ideja e shkëmbimit lindi, edhe pse jozyrtarisht, gjatë dialogut të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kur Federica Mogherini ndërmjetësoi si Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguris. Shumë anëtarë të Bashkimit Evropian e kundërshtuan menjëherë këtë propozim, përfshirë Gjermaninë. Sipas parimit etnik, shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje dhe hap kutinë e Pandorës për ndryshime të mëtejshme të kufijve në Ballkan.

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit