Protestuesit e “Konvojit të Lirisë” afër Parisit, Macroni bën thirrje për qetësi

Protestuesit e “Konvojit të Lirisë” afër Parisit, Macroni bën thirrje për qetësi

Franca ka mobilizuar mijëra policë, automjete të blinduara për transportim të personelit dhe kamionë me ujë të premten për ta parandaluar grumbullimin e njerëzve dhe veturave në kryeqytet për një protestë kundër masave kufizuese në pandemi. Pika kontrolli janë vendosur në vendet për pagesa për hyrje në rrugët kryesore, ndërsa pengesat për kontrollimin e trazirave […]

Pika kontrolli janë vendosur në vendet për pagesa për hyrje në rrugët kryesore, ndërsa pengesat për kontrollimin e trazirave janë vënë në pjesë të ndryshme të qendrës së Parisit para marsheve që protestuesit i kanë planifikuar për fundjavë, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Të frymëzuar nga protestat e “Konvojit të Lirisë” në Kanada, drejtues automjetesh nga disa qytete në mbarë Francën pritej të arrinin afër Parisit të premten dhe të mundoheshin që ta sfidonin urdhrin policor për të mos hyrë në qytet.

“Jemi rrotulluar në rrathë tri vjet. I pamë kanadezët dhe i thamë vetes: Ajo që po bëjnë ata është e mrekullueshme. Për tetë ditë, buum, diçka lindi”, tha pensionisti Jean-Marie Azais, që ishte pjesë e “Konvojit të Lirisë” që është nisur drejt kryeqytetit francez nga jugperëndimi, duke iu referuar strategjisë së Francës kundër sëmundjes Covid-19.

Kur erdhi mbrëmja dhe trafiku ishte më i dendur, policia filloi që t’ua kontrollonte drejtuesve dokumentet në pika të ndryshme kontrolli në qendër të Parisit. Më shumë se 7.200 oficerë do të mobilizohen për 72 orët e ardhshme.

Protestuesit shkëmbyen informata përmes rrjeteve sociale se si të depërtohej më lehtë në qytet, duke e shmangur praninë e policisë, në të cilën përfshihen pajisje për ngritje të objekteve të rënda, të cilat do të përdoreshin për largimin e pengesave në rrugë.

“Gjithmonë e kemi mbrojtur të drejtën për të protestuar, por na duhen harmonia dhe shumë vullnet i mirë kolektiv”, tha për gazetën “Ouest France” presidenti francez, Emmanuel Macron, duke bërë thirrje për qetësi.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj