Prokuroria nis hetimet për rastin e eksplodimit të veturës në Ferizaj ku u dogj shoferi

Prokuroria nis hetimet për rastin e eksplodimit të veturës në Ferizaj ku u dogj shoferi

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka nisur hetime lidhur me rastin e eksplodimit të një vetura para një pompe derivatesh në Ferizaj, ku si pasojë u djegë shoferi i veturës dhe u lëndua punëtorja e marketit të pompës. Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se vetura e djegur është […]

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se vetura e djegur është dërguar në Stacionin e Policisë për ekzaminim dhe procedura të metejshme hetimore.

“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, janë njoftuar të gjitha njësitë relevante të cilat dje kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe vetura e djegur është dërguar në Stacionin e Policisë për ekzaminim dhe procedura të metejshme hetimore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se do të vazhdoj hetimet në mënyrë intensive lidhur me këtë rast, deri në identifikimin dhe zbardhjen e plotë të tij”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, një veturë me targa vendore ka eksploduar mbrëmë te një pompë e derivate në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku si pasojë e shpërthimit është djegur edhe personi që gjendej brenda veturës.

Lajmin e ka konfimruar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Me urdhër të prokurorit, trupi i karbonizuar është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Nga ky shpërthim, lëndime ka pësuar edhe punëtorja e marketit të pompës.

“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 07.02.2022 – 17:47. Është raportuar se në pompën e derivateve ka ndodhur një shpërthim – eksplodim i një veture me targa vendore e cila si pasojë e shpërthimit është djegur tërësisht, brenda së cilës veturë është djegë edhe një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Si pasojë e shpërthimit lëndime trupore në dorë ka pësuar viktima femër kosovare punëtore e marketit të pompës. Me urdhër të prokurorit trupi i karbonizuar i viktimës është dërguar në IML për obduksion, vetura e djegur është tërheqë për procedura hetimore, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Komunikata e plotë e Prokurorisë:

Ferizaj, 08 Shkurt 2022– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Ferizajt- Sektorin e Hetimeve Rajonale, në  mënyrë intensive janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, lidhur me zbardhjen e rastit të shpërthimit të veturës në pompën e derivateve “Eida Patroni” në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë.

Si pasojë e këtij shpërthimi të veturës, një person ka ndërruar jetë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa, lëndime trupore ka pësuar punëtorja e marketit të pompës dhe e njëjta është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, janë njoftuar të gjitha njësitë relevante të cilat dje kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe vetura e djegur është dërguar në Stacionin e Policisë për ekzaminim dhe procedura të metejshme hetimore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se do të vazhdoj hetimet në mënyrë intensive lidhur me këtë rast, deri në identifikimin dhe zbardhjen e plotë të tij.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik