Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot shumë i ndryshueshëm. Paradite kryesisht vranët me mundësi për intervale kohore me diell në disa vise. Gjatë ditës dhe pasdite dendësim i madh i vranërave dhe fuqizim i erërave. Fillimisht priten reshje shiu të cilat mund të jenë intensive. Me uljen e temperaturave pasdite për shkak të erërave […]

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot shumë i ndryshueshëm. Paradite kryesisht vranët me mundësi për intervale kohore me diell në disa vise. Gjatë ditës dhe pasdite dendësim i madh i vranërave dhe fuqizim i erërave. Fillimisht priten reshje shiu të cilat mund të jenë intensive. Me uljen e temperaturave pasdite për shkak të erërave veriore do të fillojnë reshje të dendura bore të përcjellura me erëra të forta nga veriu. Viset më të ulëta mund të mos kenë fare reshje bore sidomos në perëndim të vendit. Në mbrëmje do të vazhdojnë reshjet lokale të borës të cilat do të vijnë duke u dobësuar dhe ndërprerë. Gjatë kalimit të frontit në orët e pasdites mund të ketë erëra të forta nga veriu me shpejtësi nga 50 deri në 70 km/h.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Pasdite vonë me depërtimin e frontit nga veriu priten edhe reshje bore në veri të Malit të Zi, veri-lindje-juglindje të Shqipërisë, Luginë dhe shumë vise të Maqedonisë së Veriut. Nuk priten reshje bore nëpër të gjitha ultësirat.

Viset kodrinore-malore nesër pritet të përjetojnë shtrëngatë të vërtetë dimërore, por kalimthi edhe disa vise më të ulëta sidomos në Kosovë.

Të martën na pret mot i ftohtë dhe me erëra të forta nga veriu. Priten edhe reshje të herëpashershme bore në viset tona kontinentale, kurse pasdite vende-vende priten edhe intervale kohore me diell sidomos në Shqipëri dhe Dukagjin.

Të mërkurën stabilizim i plotë i motit dhe rritje graduale e temperaturave, ndërsa nga e enjta na pret mot sikur në pranverën e hershme./MeteoBallkan

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin