OBSH: Edhe 16 miliardë dollarë të nevojshme për të luftuar pandeminë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se edhe 16 miliardë dollarë duhen për të mbështetur shtetet me të ardhura të ulëta për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Sipas saj, ky buxhet është i nevojshëm për të furnizuar shtetet me vaksina, teste dhe ilaçe, përmes një programi të lansuar nga Kombet e Bashkuara. “Shkenca na […]

Sipas saj, ky buxhet është i nevojshëm për të furnizuar shtetet me vaksina, teste dhe ilaçe, përmes një programi të lansuar nga Kombet e Bashkuara.

“Shkenca na ka dhënë mjetet për të luftuar COVID-19; nëse ato ndahen në botë në shenjë solidariteti, ne mund t’i japim fund koronavirusit si emergjencë globale këtë vit”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas kalkulimeve të OKB-së, 92 për qind e kontributeve të kërkuara, duhet të sigurohen nga Bashkimi Evropian dhe 20 shtetet më të industrializuara në botë (G20).

Gordon Brown, ambasador i OBSH-së për financim në shëndetin publik, ka kritikuar pabarazinë e madhe në shpërndarjen e vaksinave dhe qasjen në teste dhe ilaçe.

Ai ka theksuar se në vendet e varfra ka shkallë të ulët të vaksinimit, ndërkohë që në shtetet e pasura ka vaksina që pritet t’iu skadojë afati.

OBSH ka vënë synim që 70 për qind e popullsisë botërore të vaksinohet kundër koronavirusit në mesin e këtij viti.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit