Nuk e ftoi Messin për ndeshjet e Argjentinës, flet trajneri Scaloni

Nuk e ftoi Messin për ndeshjet e Argjentinës, flet trajneri Scaloni

Trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni ka insistuar që ka ende ndeshje për të zhvilluar në kuadër të kualifikimit drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, duke thënë se të gjithë lojtarët duhet të luftojnë për pozitë në formacionin startues përveç një lojtari. Veçse e kualifikuar, Argjentina e mposhti me rezultat minimal 1:0 Kolumbinë, falë golit të sulmuesit […]

Veçse e kualifikuar, Argjentina e mposhti me rezultat minimal 1:0 Kolumbinë, falë golit të sulmuesit Lautaro Martinez në minutën e 29’ të ndeshjes, përcjell KosovaPress.

Scaloni nuk e ftoi në grumbullim yllin Lionel Messi për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Argjentinës për shkak të rastit të fundit me Covid-19, ndërkaq listës së mungesave i janë bashkuar edhe Rodrigo De Paul dhe Leandro Paredes.

“Ne e kishim mundësinë që të grumbullojmë më shumë lojtarë, por p[referuam që mos të ekspozojmë lojtarët të cilët momentalisht nuk janë duke luajtur. Jo vetëm që na munguan lojtarët, por neve na u desh që të improvizojmë dhe të vendosim lojtarë jashtë pozitave të tyre. Ne vazhduam me këta lojtarë të cilët kanë ardhur për të kontribuar, dhe në fund gjithçka shkoi mirë”, tha Scaloni.

“Këtu nuk mund të jesh i rehatshëm. Të gjithë janë pjesë e këtij procesi, por në fushë duhet të tregosh paraqitje të mirë. Lojtarët të cilët janë këtu e morën këtë mundësi. Kemi ende kohë deri në Kampionatin Evropian. Askush nuk e ka të sigurte pozitën e titullarit, përveç njërit, siç e kam përmendur gjithmonë”, shtoi trajneri i Argjentinës.

Fitorja kundër Kolumbisë nënkupton që Scaloni bëhet trajneri i parë argjentinas që arrin të mposhtë të gjitha, respektivisht nëntë shtetet e Amerikës Jugore.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova