Mediumi i madh spanjoll e çon në qiell Vedat Muriqin, e quan heroi i ri i Mallorcas

Mediumi i madh sportiv spanjoll, Marca e ka cilësuar Vedat Muriqin si heroin e ri të Mallorcas. Sulmuesi kosovar u tregua vendimtar, duke shënuar penalltinë që i dha Mallorcas një fitore tejet të rëndësishme në luftë për mbijetesë. “Një ndeshje e bukur nga Mallorca që ditën si të riktheheshin për t’i marrë tri pikët. Dhe […]

Sulmuesi kosovar u tregua vendimtar, duke shënuar penalltinë që i dha Mallorcas një fitore tejet të rëndësishme në luftë për mbijetesë.

“Një ndeshje e bukur nga Mallorca që ditën si të riktheheshin për t’i marrë tri pikët. Dhe me një protagonist të qartë: Vedat Muriqin”, shkroi mediumi Marca.

Sulmuesi nga Kosova ka fituar zemrat e tifozëve të Mallorcas me dy ndeshje. Ai ishte startues në ndeshjen e Kupës, duke dëshmuar vlerat e tij dhe duke u vlerësuar me notën më të lartë nga të gjithë.

E djeshmja ishte pothuajse e njëjtë. Muriqi debutoi në La Liga para tifozëve të klubit të tij në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar gol.

Muriqi ka bërë një ndeshje të madhe, duke shfaqur të gjitha karakteristikat e tij që askush nuk i dinte. Sulmuesi i ri i Mallorcas i fitoi pothuajse të gjitha duelet ajrore, duke ndihmuar në sulm dhe duke qenë i rëndësishëm në detyrat mbrojtëse.

Loja e tij ajrore duket jetike që Mallorca të arrijë mbijetesën dhe ai e merr përsipër sfidën që ka përpara me entuziazëm të madh.

Muriqi debuton si ‘vrasës’, pikërisht ajo që i mungonte më shumë Mallorcas.

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin