Manchester United vazhdon me dështime, barazon me Burnley

Manchester United vazhdon me dështime, barazon me Burnley

Manchester United nuk po di të këndellët. Pas eliminimit nga FA Cup, skuadra e Ralf Ragnick ka barazuar sonte edhe në ndeshjen në Premier Ligë kundër Burnley që janë në vendin e fundit në tabelë. Paul Pogba (18) shënoi golin e vetëm për Manchesterin kurse rezultati u barazua nga Burnley me anë të Jay Rodriguez […]

Manchester United nuk po di të këndellët!

Djajtë e kuq kanë barazuar sot në Turf Moor ndaj skuadrës së fundit në tabelë të Premier Ligës me rezultat 1-1.

United e nisi më mirë këtë ndeshje ku për herë të parë u mendua që kaluan në epërsi me anë të Raphael Varane në minutën e 12-të të ndeshjes.

Gjyqtari i ndeshjes Mike Dean shikoi VAR dhe e anuloi këtë gol për shkak të pozitës së tij jashtë loje. Megjithatë, United nuk do të vonojë shumë dhe do ta gjente golin e parë në këtë ndeshje.

Ishte i rikthyeri në formacion startues Paul Pogba që do të shënonte.

Luke Shaw bëri një depërtim nga ana e majtë për të asistuar për Pogba që shënoi një gol të bukur në minutën e 18.

Minuta e 33-të mund të kishte qenë fatale për Burnley po që se nuk do të ishte portieri i tyre Nick Pope që bëri një pritje të mahnitshme të një goditje të Cavanit me kokë.

Bruno Fernandes (38) dhe Marcus Rashford (40) ishin lojtarët që patën mundësi që të shënonin në këtë ndeshje deri në fund të pjesë së parë, pasi që të dy patën mundësi të mira por që Pope ua mohojë golin.

Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për Burnleyn.

Ata do të barazonin që në fillim të kësaj pjese. Weghourst bëri një pasi për Jay Rodriguez, i cili depërtoi mirë nga ana e djathtë dhe shënoi golin e barazimit në minutën e 48-të.

Ragnick do ta inkuadronte në lojë në minutën e 68-të Cristiano Ronaldon në vend të Cavanit, i cili pos një rasti në pjesën e parë nuk ishte në element sonte.

Jadon Sancho do të rrezikonte golin e Pope në minutën e 71-të por goditja e tij u devijua në goditje nga këndi. Pope përsëri do t’ia mohonte një gol të sigurt Varane në minutën e 79-të duke bërë një pritje të mahintshme.

Ronaldo u bë i gjallë në këtë ndeshje në minutën e parë shtesë të ndeshjes por që ai goditi vetëm shtyllën.

Me këtë barazim, United zbret në vendin e pestë, pasi që West Ham fitoi sonte kundër Watford. Burnley mbetet në vendin e fundit me 14 pikë

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova