Loriana Kuka i siguron Kosovës një tjetër medalje, vazhdon në finale në European Open të Sarajevës

Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka arritur t’i sigurojë Kosovës një medaljet tjetër në sportin e xhudos, ku tani gjendet në finale të European Open të Sarajevës. Në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë, Kuka raundin e parë të kësaj gare e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti me Wazzari dhe Ippon […]

Në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë, Kuka raundin e parë të kësaj gare e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti me Wazzari dhe Ippon xhudisten turke Serdem Daharli, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, në çerekfinale Loriana siguroi fitore me Ippon kundër holandezes Lieke Derks, kurse në gjysmëfinale e mposhti në vazhdime me Wazaari xhudisten nga Kroacia Petrunjela Pavic.

Tani, në finale xhudistja kosovare do të përballet me italianen Linda Politi.

Po ashtu, krahas Kukës sot garuan edhe Shpati Zekaj dhe Arbër Kullashi, për të cilët kanë përfunduar garat.

Në kuadër të kategorisë deri në 81 kilogramë, Arbër Kullashi u ndal në ndeshjen e parë, ku e humbi me Ippon kundër garuesit nga Azerbajxhani, Magerram Imamverdiev.

Në anën tjetër, Shpati Zekaj u rendit i 7-ti, ku në xhiron e parë ishte i lirë, ndërsa në xhiron e dytë e mposhti me 3 dënime për Ippon gjermanin, Daniel Herbst.

Zekaj në çerekfinale humbi me Wazaari dhe Ippon nga italiani, Enrico Bergamelli, kurse pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh ku edhe humbi me Ippon nga britanezi, Rhys Thompson.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova