Liverpooli mposht Burnleyn, Tottenhami regjistron humbjen e tretë radhazi

Kanë përfunduar tre nga katër ndeshjet e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku kemi pasur disa rezultate tejet interesante. Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, gjigandi anglez Liverpool nuk ka lënë vend për befasi ku e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Burnleyn. Me rezultat të njëjtë 1:0 triumfoi edhe skuadra e Newcastle, […]

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, gjigandi anglez Liverpool nuk ka lënë vend për befasi ku e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Burnleyn.

Me rezultat të njëjtë 1:0 triumfoi edhe skuadra e Newcastle, e cila e mposhti si vendase në stadiumin “St. James Park” skuadrën e Aston Villas.

Ndërkaq, Wolverhampton po vazhdon formën tejet të mirë këtë sezon, ku sot e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 skuadrën e Tottenham Hotspur.

Me pikët e reja, Liverpooli vazhdon të jetë i dyti në tabelë me gjithsej 54 pikë të arkëtuara, kurse Wolverhampton ngjitet në pozitën e shtatë në kuotën e 37 pikëve, ndërsa Newcastle renditet në vendin e 17 me vetëm 21 pikë të arkëtuara.

Në anën tjetër, pas humbjeve të sotme, Tottenhami renditet në vendin e tetë me 36 pikë, Aston Villa në vendin e 11 me 27 pikë dhe skuadra e Burnleyt zë vendin e fundit në tabelë me vetëm 14 pikë të arkëtuara.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze i gjeni më poshtë.

Burnley 0:1 Liverpool

Newcastle United 1:0 Aston Villa

Tottenham Hotspur 0:2 Wolverhampton

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova