Lewandowski i befasuar që Messi nuk e votoi për çmimin e më të mirit nga FIFA

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski u shpreh i befasuar me faktin që Lionel Messi nuk e votoi në FIFA Awards. Argjentinasi deklaroi në ceremoninë e Topit të Artë se Lewandowski e meritoi të fitonte në vitin 2020. Sidoqoftë, Messi votoi për Neymarin, Mbappen dhe Benzeman në FIFA Awards, shkruan Gazeta Express. “Është e vështirë […]

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski u shpreh i befasuar me faktin që Lionel Messi nuk e votoi në FIFA Awards.

Argjentinasi deklaroi në ceremoninë e Topit të Artë se Lewandowski e meritoi të fitonte në vitin 2020.

Sidoqoftë, Messi votoi për Neymarin, Mbappen dhe Benzeman në FIFA Awards, shkruan Gazeta Express.

“Është e vështirë për mua ta kuptoj. Unë votova për Messin sepse e vlerësoj atë që ai ka bërë në vitin 2021 dhe, natyrisht, më herët. Messi votoi për mua për Topin e Artë, por nuk e di pse ndryshoi vendim më pas. Sidoqoftë, nuk jam penduar, nuk kam asnjë ankesë, e pranova, ai e mori vendimin e tij dhe kaq”, deklaroi Lewandowski.

Tutje, sulmuesi polak tha se më shumë rëndësi ka çmimi i FIFA-s sesa Topi i Artë.

“Kam menduar kohët e fundit për këto dy çmime: Çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s dhe Topin e Artë. Kam arritur në përfundimin se çmimi i FIFA-s ka më shumë rëndësi se Topi i Artë. Për këtë të fundit votojnë vetëm gazetarët.Nuk ka një verifikim të qartë, siç kanë thënë shumë ekspertë apo ish-futbollistë aktualë”, përfundoi ai.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova