Kurti: Qytetarë të dashur, është e pamundur të bëj mrekulli për krizën e rrymës

Kurti: Qytetarë të dashur, është e pamundur të bëj mrekulli për krizën e rrymës

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, duke folur për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë, kryeministri Albin Kurti vec tjerash tha se rritja erdhi si pasojë e krizës energjetike globale. Ai tha që nëse kërkohet të mos ketë rritje të çmimit ose të subvencionhet krejt energjia që kërkohet ose siç tha kryeministri të kërkohet […]

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, duke folur për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë, kryeministri Albin Kurti vec tjerash tha se rritja erdhi si pasojë e krizës energjetike globale.

Ai tha që nëse kërkohet të mos ketë rritje të çmimit ose të subvencionhet krejt energjia që kërkohet ose siç tha kryeministri të kërkohet ‘që mrekullisht të zhduket kriza energjetike’, për këtë të fundit tha se është e pamundur të bëhet. Pra mrekullia.

Një pjesë fjale e kryeministrit, që e përcjell Periskopi:

Shumën fillestare prej 75 milionë e kemi ngritur në 100 milionë.

Kjo ka mundësuar që tarifat e reja të mos jenë 600 kilovatëshe por prej 800 kilovatorësh.

Çmimi i energjisë për të gjithë qytetarët mbetet i pandryshuar për 800 kilovatëshin.

Tarifat e reja janë vetëm për mbi 800 kilovatë të shpenzuar përgjatë një muaji.

Gjatë muajve të nxehtë, 89.2 për qind të familjeve nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Për bizneset nuk do të ketë rritje të çmimeve të energjisë elektrike, në një kohë kur çmimet e shumë produkteve janë duke u rritur shkaku i inflacionit të importuar, synojmë të shmangim ndonjë rritje të mëtutjeshme të produkteve dhe shërbimeve.

Kështu ruajmë edhe qytetarët edhe bizneset.

Qytetarë të dashur,

Nga kriza energjetike si në çdo krizë tjetër nuk ka zgjidhje ideale.  

Në ballafaqim me kriza nuk mund të kërkohet menjëherë një gjendje si para saj. Duhet të synohet një mënyrë për tejkalimin e krizës për sa më shumë prej jush.

Kur kërkohet të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike kur po shpenzojmë më shumë se ç’po prodhojmë dhe kur çmimet e importit vazhdojnë të jenë më të larta se zakonisht çka në fakt po kërkohet është që ose shteti të subvencionojë krejt importin e energjisë ose që mrekullisht të zhduket kriza energjetike.

E para është e papërballueshme, e dyta është e pamundur.

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit