Kupa e Kosovës: Sot do të zhvillohen tri ndeshje të zjarrta

Kupa e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me tri ndeshje mjaft interesante. Vëmendja do të jetë në duelin e dy ekipeve elitare, Prishtinës dhe Drenicës. Fushë Kosova në anën tjetër do të jetë nikoqir i nënkampiones, Dritës, kurse dy skuadrat e Superligës, Ballkani dhe Malisheva do t’i masin forcat në Suharekë. Ndeshja e […]
Vëmendja do të jetë në duelin e dy ekipeve elitare, Prishtinës dhe Drenicës.
Fushë Kosova në anën tjetër do të jetë nikoqir i nënkampiones, Dritës, kurse dy skuadrat e Superligës, Ballkani dhe Malisheva do t’i masin forcat në Suharekë.
Ndeshja e fundit zhvillohet të hënën, ku Ferizaj do ta presë Llapin.
Aty do të bëhen të ditur edhe tetë çerekfinalistët e këtij edicioni të Kupës së Kosovës.












