Krasniqi: Faturat e reja, haraç për disa qytetarë

Memli Krasniqi i PDK-së, ka thënë se tarifat e reja energjetike janë haraç për disa qytetarë. Ai tha në Kuvend: “Dje iu qit haraç disave për të mbuluar shpenzimet e disa të tjerëve. Qeveria injoroi komplet paralajmërimin dhe nuk ndërmori asnjë masë duke zgjedhur që të merren me pasoja. Pasojat na goditën me reduktime të […]
Memli Krasniqi i PDK-së, ka thënë se tarifat e reja energjetike janë haraç për disa qytetarë.
Ai tha në Kuvend:
“Dje iu qit haraç disave për të mbuluar shpenzimet e disa të tjerëve.
Qeveria injoroi komplet paralajmërimin dhe nuk ndërmori asnjë masë duke zgjedhur që të merren me pasoja.
Pasojat na goditën me reduktime të ashpra, qeveria ofroi zgjidhje: të rritet cmimi i energjisë elektrike”, ka thënë ai./Periskopi/












