Katër simptomat e mungesës së magnezit në organizmin tuaj

Katër simptomat e mungesës së magnezit në organizmin tuaj

Magnezi është një mineral që është një element biologjik jashtëzakonisht i rëndësishëm në trupin tonë. Është i nevojshëm sepse merr pjesë në sigurimin e energjisë së nevojshme për qelizat tona, po ashtu është i nevojshëm për aktivitetin dhe ekuilibrin e sistemit nervor. Ka një efekt relaksues, qetësues dhe redukton nervozizmin e nervave dhe muskujve, redukton […]

Është i nevojshëm sepse merr pjesë në sigurimin e energjisë së nevojshme për qelizat tona, po ashtu është i nevojshëm për aktivitetin dhe ekuilibrin e sistemit nervor.

Ka një efekt relaksues, qetësues dhe redukton nervozizmin e nervave dhe muskujve, redukton sekretimin e adrenalinës dhe është efektiv në lehtësimin e ngërçeve dhe tensionit.

Mungesa e magnezit është e zakonshme. Por, si do ta kuptoni që e keni këtë problem?

Këto janë katër simptomat më të rëndësishme:

Një person i shëndetshëm duhet të ndihet gjithmonë mirë, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht. Nëse ju mungon magnezi, ai do të ndikojë edhe në psikikën tuaj, kështu që mund të përjetoni stres, ankth dhe depresion.

Një nga pasojat më të rrezikshme të mungesës së magnezit është kalcifikimi i arterieve. Nivelet e ulëta të magnezit çojnë në këtë gjendje dhe shkaktojnë probleme koronare, duke përfshirë sëmundjet e zemrës.

Sulmi në zemër është dukshëm më i zakonshëm te njerëzit që vuajnë nga mungesa kronike e magnezit.

Ngërçet e muskujve ndodhin kur një muskul tkurret në mënyrë të pakontrolluar, gjë që shpesh është pasojë e mungesës së magnezit. Domethënë, sa më pak magnez të marrë trupi, aq më shumë oksigjen i nevojitet indit muskulor për çdo lloj aktiviteti fizik.

Problemet me kockat janë një tjetër simptomë. Për të stimuluar përthithjen e kalciumit që marrim përmes dietës, trupi ynë ka nevojë për vitaminë D, dhe ajo mund të “aktivizohet” dhe të kryejë funksionin e saj vetëm nëse ka mjaftueshëm magnez.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve