Kancelari gjerman sot viziton Ukrainën, nesër Moskën

Kancelari gjerman sot viziton Ukrainën, nesër Moskën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet të takohet në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në përpjekje për të shtensionuar krizën në mënyrë diplomatike. Udhëtimi i Shcolz më 14 shkurt në Kiev do të pasohet nga një takim në Moskë më 15 shkurt me presidentin rus, Vladimir Putin. Scholz tha më 13 shkurt se anëtarët e […]

Udhëtimi i Shcolz më 14 shkurt në Kiev do të pasohet nga një takim në Moskë më 15 shkurt me presidentin rus, Vladimir Putin.

Scholz tha më 13 shkurt se anëtarët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian veçse kanë përgatitur “në mënyrë të kujdesshme” sanksione të ashpra, që “ne mund t’i vëmë në fuqi menjëherë” në rast të një pushtimi të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara thanë më 13 shkurt se tani besojnë se numri i trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës është rritur nga 100,000 në 130,000.

Zelenskiy zhvilloi një bisedë telefonike më 13 shkurt me presidentin amerikan, Joe Biden. Dy liderët theksuan rëndësinë e ndjekjes së “rrugës diplomatike dhe parandalimit të grumbullimit ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë pas kësaj bisede.

Biden ka ripërsëritur zotimin e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe është zotuar për një “përgjigje të shpejtë” në rast të “agresionit të mëtejmë rus ndaj Ukrainës”.

Zyra e Zelenskiyt tha se presidenti ukrainas e ka ftuar Bidenin që ta vizitojë Kievin “në ditët në vijim”.

“Jam i bindur se vizita juaj në Kiev në ditët në vijim… do të ishte një sinjal i fuqishëm dhe do të ndihmonte në stabilizimin e situatës”, citohet të ketë thënë Zelenskiy, sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e tij.

Biseda ndërmjet Zeleskiyt dhe Bidenit erdhi në kohën kur fuqitë perëndimore po i bëjnë thirrje Putinit që të ulë tensionet, teksa disa shtete u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Kievi, pas frikës se Moska mund të jetë në prag të ndërmarrjes së veprime ushtarake ndaj Ukrainës./REL/

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja