Kamerat u vendosën në Qendrën Korrektuese për Femra: KMDLNj e cilëson shkelje të madhe të privatësisë

Kamerat u vendosën në Qendrën Korrektuese për Femra: KMDLNj e cilëson shkelje të madhe të privatësisë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar në lidhje me vendosjen e kamerave në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan. Ata këtë e kanë cilësuar si shkelje flagrante të privatësisë së grave të privuar nga liria. “Kohë më parë u bë publike se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan […]

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar në lidhje me vendosjen e kamerave në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.

Ata këtë e kanë cilësuar si shkelje flagrante të privatësisë së grave të privuar nga liria.

“Kohë më parë u bë publike se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ishin vendosur kamerat që në mënyrë flagrante shkelin privatësinë e femrave të privuar nga liria. Pas kësaj u ndërmorrën masat me ç’rast u suspenduan personat me përgjegjësi deri në çastin kur do të sqarohet rasti pas së cilës do të caktohet përgjegjësia apo do të lirohen nga përgjegjësia nëse dëshmohet se ka pasur bazë ligjore për këtë veprim”, thuhet në reagimin e tyre.

Kjo nga ana e tyre u cilësua edhe si tendencë për të mbajtur në kontrollë edhe stafi korrrektues si dhe të privuarit nga liria.

“Pastaj, i njëjti veprim u përsërit edhe në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë që flet për një tendencë që të mbahen në kontrollë edhe stafi korrrektues si dhe të privuarit nga liria. Dihet qartë se kur të privuarit mund dhe duhet të mbahen nën vëzhgim të kamerave prandaj çdo tejkalim i vëzhgimit të paarsyeshëm paraqet shkelje të privatësisë dhe shkelje të drejtave të njeriut. Personat e privuar janë të privuar nga disa të drejta të njeriut që kufizohen me ligj mirëpo jo edhe nga të gjitha të drejtat”, thuhet në njoftim.

KMDLNj thërret institucionet përgjegjëse që të ndërprejnë këto veprime, të bëhen hetimet dhe të ndërmerren masat në përputhje me shkeljet e dokumentuara.

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit