Ja si festoi Shaqiri pas fitores së Lyonit mbrëmë kundër Marseille

Mbrëmë është zhvilluar derbi francez mes skuadrës së Lyonit dhe asaj të Marseille, ku triumfuese doli skuadra e Xherdan Shaqirit, respektivisht skuadra nikoqire. Ylli kosovar me pasaportë zvicerane ishte protagonisti kryesorë i fitores 2:1 të Lyonit kundër Marseille, duke shënuar një gol dhe duke asistuar. Në fakt, fillimisht Shaqiri shënoi golin e parë për nikoqirët […]
Ylli kosovar me pasaportë zvicerane ishte protagonisti kryesorë i fitores 2:1 të Lyonit kundër Marseille, duke shënuar një gol dhe duke asistuar.
Në fakt, fillimisht Shaqiri shënoi golin e parë për nikoqirët në minutën e 76’, kështu duke barazuar në 1:1 shifrat për Lyonin.
Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit, Shaqiri asiston te sulmuesi Dembele, i cili e konkretizon me gol, kështu duke ia siguruar tre pikët e plota Lyonit.
Ndërkaq, kësaj fitoreje shihet se i është gëzuar tej mase Shaqiri, ku janë publikuar dy foto të tij duke festuar në zhveshtore të Lyonit.












