Iu anulua vizita te Thaçi e Veseli në Hagë, Memli Krasniqi tregon arsyen

Iu anulua vizita te Thaçi e Veseli në Hagë, Memli Krasniqi tregon arsyen

Kanë kaluar më shumë se një vit që kur dy ish-kryetarët e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po mbahen në paraburgim në Hagë. Kryetari aktual i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se mungesa e tyre është shumë e madhe dhe e ndjen edhe emocionalisht atë. Krasniqi beson që ata po mbahen padrejtësisht në dhomat […]

Kryetari aktual i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se mungesa e tyre është shumë e madhe dhe e ndjen edhe emocionalisht atë.

Krasniqi beson që ata po mbahen padrejtësisht në dhomat e Gjykatave Speciale dhe së paku duhet tu jepet mundësia të mbrohen në liri.

“Unë kam kontaktuar në mënyrë sporadike me z. Veseli dhe me z. Thaci pasi që kam marrë përgjegjësinë e kryetarit të PDK-së. Më herët kam komunikuar më shpesh, dëgjohemi me ta herë pas here, sepse ju duhet ta konsideroni edhe diçka, përtej që kam bashkëpunuar me ta dhe kam qenë nënkryetar i të dyve. Unë kam edhe raporte miqësore dhe personale me ta. Andaj mungesën e tyre e ndjej edhe në aspektin emocional dhe personal përtej atij vetëm politik dhe normalisht, që pres me padurim që të shkoj t’i vizitoj në Hagë”, tha Krasniqi në ATV.

Ai tregoi se ka pasur një vizitë te planifikuar të dy ish-krerët e PDK-së në fillim të muajit dhjetor por ishte anuluar për shkak të shfaqjes së rasteve me COVID.

“Unë duhej të isha në vizitë te ta në fillim të dhjetorit, por për shkak që pati raste të COVID-it brenda, u anulua dhe ende qëndron në fuqi e drejta e vetëm ekipit mbrojtës dhe familjes së ngushtë që t’i vizitojë por realisht mungesën e tyre e kemi edhe në kuptimin emocional dhe personal”, shtoi Krasniqi.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot