Hyseni: Ikja nga dialogu është e dëmshme për Kosovën, s’guxojmë të veprojmë si Palestina

Hyseni: Ikja nga dialogu është e dëmshme për Kosovën, s’guxojmë të veprojmë si Palestina

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, e konsideron problem të madh mungesën e një marrëveshjeje finale me Serbinë, përderisa e quan interes të madh arritjen e marrëveshjes me njohje reciproke. Hyseni, në një intervistë për EO, deklaroi se njohja reciproke do t’i zhbllokonte të dyja vendet nga ngërçi. “Problem të madh unë e shoh […]

Hyseni, në një intervistë për EO, deklaroi se njohja reciproke do t’i zhbllokonte të dyja vendet nga ngërçi.

“Problem të madh unë e shoh mungesën e një marrëveshjeje me Serbinë. Unë konsideroj se për Kosovën sot nuk ka interes më të madh sesa arritja e një marrëveshjeje me Serbinë dhe njohja reciproke. Për aq kohë sa kjo nuk do të ndodhë Kosova do të mbetet në gjendje të ngrirë. Edhe Serbia do të mbetet në gjendje të ngrirë. Asnjëra dhe as tjetra nuk do të mund të bëjnë përparime drejt integrimeve evropiane dhe integrimeve në NATO pa e përfunduar këtë kontest ose konflikt midis Kosovës dhe Serbisë që unë e them vazhdimisht që nuk është konflikt vetëm midis Kosovës dhe Serbisë, por është konflikt midis shqiptarëve dhe serbëve si tërësi”.

Hyseni ka apeluar tek institucionet kosovare që dialogun ta vendosin në prioritet të parë, derisa thotë se mungesa e dialogut i shkon përshtati Serbisë.

“Duhet të përqendrohet tek dialogu dhe tek arritja e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të përhershme me Serbinë. Rruga është shumë e thjeshtë, Kosova në vend që t’i ikë dialogut në vend që ta vendosë dialogun si prioritet të 10-të a të 11-të duhet të thotë që dialogu me Serbinë është numër një dhe i vetmi tani për tani. Bota e ka thënë pa ekuivokë, e ka thënë Amerika, BE-ja, pavarësisht interpretimeve që u bëhen disa deklaratave të Lajçakut. Lajçaku mua ma ka thënë qartë se fundi i procesit të dialogut është njohja e ndërsjellët. Serbia heziton ta vazhdojë dialogun dhe të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Kosovën sepse i konvenon gjendja e ngrirë në Kosovë. Besa edhe Rusisë i konvenon shumë, përderisa është e hapur kjo temë dhe ky konflikt midis Kosovës dhe Serbisë”.

Ish-koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë ka folur edhe për përfshirjen e ShBA-së në këtë drejtim, teksa e konsideron më shume si përkrahje sesa si presion.

Madje, ai ka thënë se Kosova nuk guxon t’i bëjë gabimet që i ka bërë Palestina.

“Unë besoj që përpjekjet dhe angazhimi i amerikanëve nuk do të mungojë dhe është gabimi më i madh nëse e quajmë presion. Duhet ta quajmë këshillë dashamirëse dhe koalicion. Është një koalicion Kosovë-ShBA-BE që t’i gjendet një zgjidhje problemit me Serbinë. Kosova nuk duhet të bëhet Palestinë sepse, nëse ndodh kjo kurrë nuk do ta përfundojë procesi i shtet ndërtimit. S’do të bëhet anëtare e OKB-së. Ne nuk guxojmë të bëjmë gabimet që i ka bërë Palestina dikur. Ka ikur nga tavolina, nga të gjitha marrëveshjet ka pasur përkrahjen e botës. Asnjë investitor në botë nuk ka gatishmëri të madhe (interesim po por gatishmëri jo) që të investojë në Kosovë investime kapitale sepse askush nuk do t’i hedhë paratë e veta në një vend ku nuk ka siguri të plotë”.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik