Gruaja ‘gozhdon’ veten në kokë në kërkim të një djali

Një ngjarje krejt e pazakontë ka ndodhur në Pakistan. Një grua shtatzënë ka futur në kokën e saj një gozhdë nga një fallexhi që i kishte garantuar asaj se gozhda do t’i dhuronte asaj një djalë. Shëruesit eksploitativë, praktikat e të cilëve burojnë nga meditimi misitik ‘Sufi’ janë shumë të pranishëm në Pakistan pavarësisht se […]
Shëruesit eksploitativë, praktikat e të cilëve burojnë nga meditimi misitik ‘Sufi’ janë shumë të pranishëm në Pakistan pavarësisht se shkollat islamike i refuzojnë ata.
“Gruaja nga qyteti i Peshawar arriti në spital të mërkurën pas përpjekjeve të saj që ta largoi gozhdën me dare”, tha mjeku Haider Khan.
“Ajo ishte me vetëdije të plotë, por kishe dhimbje të mëdha”, tha doktor Khan i cili largoi gozhdën.
Rrezatimet e bëra treguan se gozhda 5 centimetërshe ishte futur mbrenda kokës së saj nga balli por që fatmirësisht nuk ia kishte prekur trurin, shkruan anews, transmeton Periskopi.
Sipas Khan, duket se për futjen e gozhdës ishte përdorur qekani, teksa bëri të ditur se gruaja ishte në pritje të një vajze.
Sipas besimeve në Azinë Jugore, lindja e një djali do të nënkuptonte një të ardhme më të mirë financiare për prindërit.
Kurse policia pakistaneze ka bërë të ditur se ata janë në kërkim të gruas për ta intervistuar në lidhje me rastin.











