Gjini i reagon Prindonit: Presidenten e mbron ligji, jo burri i vet e as kanuni

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas deklaratave të bashkëshortit të presidentes Osmani, Prindon Sadriu, ku ky i fundit përmes një postimi në facebook ka thënë se “kur s’i del krah familjes, s’i del krah as vendit”. Këto deklarata të ‘Zotëriut të Parë’ të Republikës së Kosovës vijnë pas pretendimeve të tij se ai […]
Gjini është shprehur se “shtetin ku presidenten (apo edhe presidentin) duhet ta mbrojë familjari, qoftë ai edhe bashkëshort, e quajnë shtet të dështuar”
“Kosova nuk është shtet i dështuar, prandaj pretendimi se burri duhet ti dalë në mbrojtje gruas presidente, aq më tepër kur ai është diplomat, i qet fort hije të keqe shtetit”, ka shkruar Gjini.
Ai tutje tha se Presidenten e mbron ligji, kushtetuta dhe të gjitha institucionet e shtetit, as burri e as kanuni./Periskopi.com/












