Dyshohet se janë përzier të dhënat për dy pacientë të vdekur, Klinika Infektive del me njoftim

Klinika Infektive e QKUK-së përmes një njoftimi për media thotë se është njoftuar nga menaxhmenti i klinikës se mund të jenë përzier dokumentacioni mjekësor i pacientëve që kanë ndërruar jetë. Klinika Infektive nuk ka dhënë detaje tjera, ndërsa bën të ditur se bashkë me Policinë e Kosovë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. “Klinika Infektive e […]
Klinika Infektive nuk ka dhënë detaje tjera, ndërsa bën të ditur se bashkë me Policinë e Kosovë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.











