Duda Balje – Konjufcës: Fol, se po m’i thonë djalit në klasë ‘e ke nënën hajdute’

Duda Balje – Konjufcës: Fol, se po m’i thonë djalit në klasë ‘e ke nënën hajdute’

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pas raportimeve për shpenzimet e deputetëve për karburante. Në një postim në profilin e saj në Facebook, deputetja Balje i thotë kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës  që t’u dalë në mbrojtje deputetëve të cilët, sipas saj, nuk kanë vepruar asgjë kundër rregullores dhe ligjit. Ajo thotë […]

Për këtë çështje, Balje thotë se djali i saj 13-vjeçar ka pasur një diskutim në klasë me miqtë e tij se si nëna e tij është një “hajdute”.

“Edhe djalit tim i është vështirësuar të shkoj në shkollë, për shkak të komenteve të ndyrshme në emrin tim. Paramendoni si ndihet fëmija im në këto moment”, shkruan deputetja ndër të tjera.

Ajo i thotë Konjufcës që të ndryshojë rregulloren ose të merret një vendim tjetër për shpenzimet.

“Unë nuk jam hajdute dhe ti je kryetar i Kuvendit në të cilin punoj, thuaj të vërtetën, ose ndrysho rregulloren, merr një vendim tjetër për shpenzimet, hidhe në tryezë iniciativën e ligjit për deputetët”, është shprehur ajo ndër të tjera.

Reagimi i saj i plotë:

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës z.Glauk Konjufca,

Nga pozita në të cilën jeni, keni qenë të detyruar t’i drejtoheni publikut në emër të të gjithë deputetëve për shpenzimet e udhëtimit që rregullohen me Rregulloren e Kuvendit.

Pse nuk pate guximin te thuash të vërtetën, të paktën timen.

Për herë të parë që kur jam bërë deputete e këtij vendi, ndihem shumë keq, sepse në tre ditët e fundit kam pasur mbi 280 telefonata nga mediat, çdo qytetar tjetër që më kalonte në rrugë thoshte emrin “naftë” në forma e kontekste të ndryshme.

Dje, djali im 13-vjeçar pati një diskutim në klasë me miqtë e tij se si nëna e tij është një “hajdute”.

Edhe djalit tim i është vështirësuar të shkoj në shkollë, për shkak të komenteve të ndryshme në emrin tim. Paramendoni si ndihet fëmija im në këto moment!

Unë nuk jam hajdute dhe ti je kryetar i Kuvendit në të cilin punoj, thuaj të vërtetën, ose ndrysho rregulloren, merr një vendim tjetër për shpenzimet, hidhe në tryezë iniciativën e ligjit për deputetët.

Si kryetar i kuvendit ju takon të thuani të vërtetën e ti dilni në mbrojtje deputetëve të cilët nuk kanë vepruar asgjë kundër rregullores dhe ligjit.

 

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot