Dita e Pavarësisë: Kurti faj qeverive të kaluara, lavda vetes për ‘aftësi për të vepruar në situata si rritja e çmimit të rrymës’

Kryeministri Albin Kurti po kritikohet nga opozita, shoqëria civile për fjalimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës. Kjo pasi Kurti, foli lidhur me të arriturat por edhe sfidat e qeverisë së tij. Çka e bëri opozitën ta lëshonte sallën, ja pjesë nga fjalimi i Kurtit në Kuvend: Ku ndodhemi si shoqëri dhe si popull. Muajin […]
Kryeministri Albin Kurti po kritikohet nga opozita, shoqëria civile për fjalimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës. Kjo pasi Kurti, foli lidhur me të arriturat por edhe sfidat e qeverisë së tij.
Çka e bëri opozitën ta lëshonte sallën, ja pjesë nga fjalimi i Kurtit në Kuvend:
Ku ndodhemi si shoqëri dhe si popull.
Muajin që vjen bëhet plot dy vite të përballjes me pandeminë.
Kjo pamdeni ka ndikuar në jetën e secilit nga ne, kemi humbur njerëz të dashur e të afërm. Fëmijët kanë humbur kohën e cmueshme pranë bankave shkollore. Punëtorët shëndetësore kanë vënë jetët në rrezik, bisneset kanë pësuar humbje.
Përtej pasojave direkte në shëndetin tonë, pandemia solli kriza në ekonominë tonë.
Në një botë të ndërlidhur si kurrë më parë, krizat nuk janë kurrë më lokale.
Pas një pause të gjatë, hapja e ekonomive bënë që kërkesat e hovshme të kalojë aftësinë për prodhim e shpërndarje.
Kjo shkaktoi rritjen e cmimeve në shumë sektorë, sidomos atë të energjisë.
Krizat që kanë përcjellë vendin tonë nga fillimi, kanë testuar shkathtësinë tonë për të vepruar në ambient të paparashikuar me mjete të kufizuara.
Krize me pandeminë dhe mee energjinë kanë prekur secilin shtet, por edhe nxorën në pah mungesën e planifikimit tonë afatgjatë dhe planifikimeve strategjike.
Është mëse e nevojshme që në tema kapitale të gjejmë konsensusin shoqëror.











