Dimal Basha i VV-së ‘shkel’ shumën e 1 mijë eurove për shpenzimet e udhëtimit

Njëri ndër shumë deputetë që ka ‘shkelur’ shumën e 1 mijë eurove për shpenzimet e udhëtimit është edhe deputeti i VV-së, Dimal Basha. Sipas raporteve të publikuara nga Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së sotme, shihet se deputet Bashës, i janë kompensuar nga buxheti i shtetit plotë 1 mijë e 260 euro prej periudhës janar […]
Sipas raporteve të publikuara nga Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së sotme, shihet se deputet Bashës, i janë kompensuar nga buxheti i shtetit plotë 1 mijë e 260 euro prej periudhës janar – dhjetor 2021, transmeton Periskopi.

Për hirë të korrektësisë duhet të theksohet se, kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit.
Ndërkaq, për 10 deputetë që kanë shpenzuar më së shumti, listën e tyre mund ta gjeni më poshtë:
Pal Lekaj (AAK) – 2 mijë e 790 euro
Duda Balje (SDU) – 2 mijë e 730 euro
Yllza Hoti (LVV) – 2 mijë e 430 euro
Albana Bytyçi (AAK) – 2 mijë e 370 euro
Fidan Jilta (KDTP) – 2 mijë e 220 euro
Erxhan Galushi (LPRK) – 2 mijë e 100 euro
Arta Bajralija (LVV) – 2 mijë e 40 euro
Time Kadrijaj (AAK) – 1 mijë e 950 euro
Arbër Rexhaj (LVV) – 1 mijë e 920 euro
Fatmire Kollçaku (LVV) – 1 mijë e 890 euro./Periskopi.com/











