De Jong e shpëton Barcelonën nga humbja kundër Espanyolit në derbin dramatik të katalonasve

Barcelona në fundin e takimit ka arritur të fitojë një pikë ndaj Espanyol. Espanyol ishte duke triumfuar me rezultat 2 – 1, por që sulmuesi Luuk de Jong bëri heroin duke shënuar në fund dhe shpëtuar mysafirët nga humbja, shkruan lajmi.net. Vetëm dy minuta pasi nisi takimi, mesfushori Pedri shënoi nga afërsia pas një harkimi […]

Espanyol ishte duke triumfuar me rezultat 2 – 1, por që sulmuesi Luuk de Jong bëri heroin duke shënuar në fund dhe shpëtuar mysafirët nga humbja, shkruan lajmi.net.

Vetëm dy minuta pasi nisi takimi, mesfushori Pedri shënoi nga afërsia pas një harkimi të Albas për t’i dhënë epërsinë katalunasve (2′).

Mirëpo, ishte Darder që u asistua nga De Tomas dhe shënoi për të barazuar rezultatin (40′).

Barcelona e nisi më mirë pjesën e dytë, duke shënuar përmes Gavit, por pas rishikimit të VAR-it, doli që ishte në pozitë jashtë loje.

Ndërkohë, dyshja e golit të parë të vendasit, bashkëpunuan sërish, veçse këtë herë ndryshuan vendet, me De Tomas që shënoi dhe Darder që asistoi për golin e dytë.

Në fundin e takimit, situata u ‘nxeh’ mes dy klubeve, ku si pasojë Pique dhe Melamed u ndëshkuan me karton të kuq.

Kur mendohej se do mbyllet takimi, në skenë doli qendërsulmuesi Luuk de Jong që bëri heroin (90+6).

Pas këtij barazimi, Barcelona zë pozitën e katër me 39 pikë, derisa Espanyol renditët në pozitën e 13-të me 29 sosh.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova