Biden i shkruan letër Vuçiqit, i kërkon njohjen e Kosovës

Biden i shkruan letër Vuçiqit, i kërkon njohjen e Kosovës

Presidenti amerikan Joseph Biden, i ka dërguar letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë. Biden në këtë letër, i ka kërkuar Vuçiqit njohjen e Kosovës, si finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Biden ka thënë se aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen edhe nga progresi drejt normalizimit të […]

Biden në këtë letër, i ka kërkuar Vuçiqit njohjen e Kosovës, si finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Biden ka thënë se aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila bazohet në njohjen reciproke.

“Më vjen mirë që morët pjesë në Samitin për Demokraci në dhjetor. Ju inkurajoj ju dhe qeverinë tuaj që të vazhdoni të punoni shumë për të zbatuar reformat e brendshme të nevojshme për t’i bërë arritjet e demokracisë të disponueshme për të gjithë njerëzit në Serbi. Të njëjtat reforma do të ndihmojnë në garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm, sundimit të ligjit dhe një klime tërheqëse investimi dhe do t’ju afrojnë më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin në punën me mirëbesim për të arritur këtë qëllim. Familja evropiane nuk do të jetë e plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj”, thekson Biden në letrën e tij.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja