Barça del fituese nga spektakli i golave me Atletico Madridin

Barcelonës i kanë takuar tri pikët e plota nga ballafaqimi me Atletico Madridin në derbin e xhiros së 22-të të kampionatit spanjoll, La Liga. Gjashtë gola u realizuan në këtë ndeshje që në fund i takoi skuadrës së Xavit e cila triumfoi me rezultat 4-2 në stadiumin “Camp Nou”. Vetëm brenda pjesës së parë u […]

Barcelonës i kanë takuar tri pikët e plota nga ballafaqimi me Atletico Madridin në derbin e xhiros së 22-të të kampionatit spanjoll, La Liga.

Gjashtë gola u realizuan në këtë ndeshje që në fund i takoi skuadrës së Xavit e cila triumfoi me rezultat 4-2 në stadiumin “Camp Nou”.

Vetëm brenda pjesës së parë u realizuan katër gola. Fillimisht mysafirët kaluan në epërsi me golin e Carrascos pas vetëm tetë minutave lojë, por ende pa përfunduar pjesa e parë, vendasit shënuan tre gola përmes Albas (10’), Gavit (21’) dhe Araujos (43’),.

Ndeshje e hapur dhe spektakolare u zhvillua edhe në pjesën e dytë. Dani Alves realizoi një gol të bukur në minutën e 49’ për ta çuar epërsinë e Barçës në 4-1, derisa ish-sulmuesi i Barcelonës ngushtoi rezultatin në 4-2 në minutën e 58’, por kjo ishte e tëra që skuadra e Simeones bëri në këtë ballafaqim.

Nga minuta e 69’ Barcelona mbeti me një lojtar më pak pasi Dani Alves u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Më këtë fitore, Barça e kalon Atletico Madridin në renditjen tabelarë. Ata tani renditen në vendin e katërt me 38 pikë, dy më pak se rivali i sotëm që renditet një pozitë më poshtë.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin