Arrestohet një 30-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për disa raste të grabitjeve të armatosura

Arrestohet një 30-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për disa raste të grabitjeve të armatosura

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 30 vjeçar në Prishtinë, i dyshuar për disa raste të grabitjeve të armatosura. “Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka intensifikuar ndërmarrjen e masave policore, operative e hetimore për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale si dhe goditjen e individëve dhe grupeve kriminale. Fokus të veçantë […]

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 30 vjeçar në Prishtinë, i dyshuar për disa raste të grabitjeve të armatosura.
“Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka intensifikuar ndërmarrjen e masave policore, operative e hetimore për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale si dhe goditjen e individëve dhe grupeve kriminale. Fokus të veçantë ka marrë organizimi i punës policore për zbardhjen e veprave kriminale të grabitjes, identifikimi si dhe arrestimi i të dyshuarve të implikuar në veprat e tilla”, thuhet në komunikatën e PK-së.

“Progresi i hetimit policor për këto raste ka rezultuar me ndërmarrjen e një operacioni nga ana Hetuesve Rajonal, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar; L. S, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në tri raste të grabitjeve të armatosura dhe një tentim grabitje. Raste këto të ndodhura gjatë këtij viti, në lagjen Lakrishte dhe Emshir”, thuhet tutje në njoftim.

Në komunikatë thuhet se, pjesë e operacionit, ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, i cili është realizuar me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Policia aty ka gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri, 14 fishekë si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si prova për rastet”.

Ndaj të dyshuarit, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, përderisa po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarit edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik