A do të krijojë Guxo grup të vetin parlamentar? Në VV nuk janë ‘të vetëdijshëm’

Lista “Guxo” regjistrohet si subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Deputeti Armend Muja është pyetur nga gazetarët nëse grupi i deputetëve të Listës Guxo do të formojë grup të vetin parlamentar. “Nuk jam i vetëdijshëm por disponimi mes nesh dhe listës Guxo është i shkëlqyeshëm. Kemi qenë të vetëdijshëm sa i përket iniciativës së […]
Lista “Guxo” regjistrohet si subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Deputeti Armend Muja është pyetur nga gazetarët nëse grupi i deputetëve të Listës Guxo do të formojë grup të vetin parlamentar.
“Nuk jam i vetëdijshëm por disponimi mes nesh dhe listës Guxo është i shkëlqyeshëm. Kemi qenë të vetëdijshëm sa i përket iniciativës së deputetëve për të kriju një subjekt politik që nuk është e pazakonshme. Atmosfera e punës është e shkëlqyeshme, nuk kam vërejtë ndonjë dallim. E rëndësishme është që për ne është normale dhe iu urojmë sukses kolegëve nga Lista Guxo. Nuk jam i vetëdijshëm për këtë iniciativë (grupin parlamentar)”, tha Muja./Periskopi












