Ukraina sulmon bazën ruse afër Moskës, tre të vrarë

Tre anëtarë të personelit ushtarak rus u vranë mëngjesin e së hënës nga një dron ukrainas, që sulmoi një bazë në rajonin e Saratovit, raportoi TheGuardian. Kjo u bë e ditur nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që tha se droni goditi pranë aeroportit ushtarak. “Si pasojë e rënies së dronit, tre ushtarakë teknikë […]
Kjo u bë e ditur nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që tha se droni goditi pranë aeroportit ushtarak.
“Si pasojë e rënies së dronit, tre ushtarakë teknikë rusë që ndodheshin në aeroport, u qëlluan për vdekje”, thuhet në njoftim.
Baza ajrore, pranë qytetit të Saratovit, është rreth 730 kilometra në juglindje të Moskës, afër 600 kilometra nga Ukraina.
Kjo bazë u godit edhe në fillim të këtij dhjetorit.
(Foto nga arkivi)












