Rusia: Nuk po e shtyjmë Serbinë që të nxisë tensione në Kosovë

Rusia: Nuk po e shtyjmë Serbinë që të nxisë tensione në Kosovë

Kremlini hodhi poshtë pretendimet e Kosovës se Rusia po e shtynë Serbinë që ta destabilizojë situatën në Kosovën. Nga Kremlini thanë se Serbia vetëm po mbron të drejtat e serbëve etnikë. I pyetur lidhur me deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, se Serbia, nën ndikimin e Rusisë, po synon të […]

I pyetur lidhur me deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, se Serbia, nën ndikimin e Rusisë, po synon të destabilizojë Kosovën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “është krejtësisht e gabuar” që të flitet për ndikimin destruktiv rus.

Ministri Sveçla deklaroi më 27 dhjetor se Serbia është ndikuar nga Rusia kur ka marrë vendimin që të rrisë në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave ushtarake dhe policore.

“Deklarimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendje gatishmërie janë tërësisht të pavërteta dhe janë pjesë e propagandës së dyshes Serbi- Rusi”, tha ai, duke hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se Kosova po ashtu ka rritur nivelin e gatishmërisë luftarake.

Ndryshe, Rusia është aleate e Serbisë dhe Beogradi ka llogaritur në mbështetjen e Moskës për të bllokuar Prishtinën që të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare. Përderisa Serbia ende vazhdon të refuzojë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, Kosova e ka sanksionuar Moskën.

Serbia ka mohuar se po tenton të destabilizojë Kosovën dhe ka argumentuar se po i mbron serbët që jetojnë në Kosovë.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik