Rrahu gruan, arrestohet 29 vjeçari në Shtime

Rrahu gruan, arrestohet 29 vjeçari në Shtime

Një 29-vjeçar me inicialet A.G është arrestuar mëngjesin e sotëm në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, pasi dyshohet se ai kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. 27-vjeçarja nga lëndimet e marra kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa për rastin u njoftua edhe Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave. “Sot, rreth orës 04:15 të […]

Një 29-vjeçar me inicialet A.G është arrestuar mëngjesin e sotëm në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, pasi dyshohet se ai kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

27-vjeçarja nga lëndimet e marra kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa për rastin u njoftua edhe Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.

“Sot, rreth orës 04:15 të mëngjesit, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin A.G (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili një ditë më parë rreth orës 21:00 kishte shkaktuar dhunë në familje, duke e lënduar bashkëshorten e tij E.G ( F/K) e moshës 27 vjeçare, e cila kishte pranuar tretman mjekësor . Për këtë rast janë njoftuar edhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe më pas, me vendim të prokurorit kujdestar, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor”.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj