Nëna e Lionel Messit tregon pse i vuri djalit të saj këtë emër

Nëna e Lionel Messit tregon pse i vuri djalit të saj këtë emër

Sot, Lionel Messi është ndoshta personi më i njohur në botë, emri i tij është bërë markë dhe që kur doli kampion bote një javë më parë, shumë prindër vendosën t’i pagëzojnë fëmijët e tyre me emrin Rosario. Mirëpo, kapiteni i Kombëtares së Argjentinës pothuajse kishte një emër tjetër. Sipas Celias, nëna e futbollistit, ajo donte që ai […]

Sot, Lionel Messi është ndoshta personi më i njohur në botë, emri i tij është bërë markë dhe që kur doli kampion bote një javë më parë, shumë prindër vendosën t’i pagëzojnë fëmijët e tyre me emrin Rosario.

Mirëpo, kapiteni i Kombëtares së Argjentinës pothuajse kishte një emër tjetër.

Sipas Celias, nëna e futbollistit, ajo donte që ai të quhej ndryshe dhe ishte Jorge. Ishte babai, i cili përfundoi duke e futur Lionelin në gjendjen civile.

“Nuk kishim emër mashkulli, më ka pëlqyer gjithmonë Leonel”, ka treguar nëna e yllit të kombëtares argjentinase.

“Kur Jorge shkoi ta shkruante, i vuri Lionel… kur erdhi gati e vrava”, shtoi Celia.

E pyetur se pse burri i saj përfundoi duke zgjedhur këtë emër, në vend të Leonelit siç kishin rënë dakord, përgjigja ka të bëjë me fanatizmin e çiftit për një artist të madh.

“Ne na pëlqeu shumë Lionel Richie,” pranoi ajo.

Kur kjo histori u bë e njohur, shumë gazetarë e pyetën vetë Lionel Richie se çfarë mendonte se emri i tij e kishte frymëzuar babanë e Lionel Messit kur ishte fjala për pagëzimin e djalit të tij.

“Fillimisht mendova se ishte një shaka”, zbuloi ai, ndonëse më pas shtoi: “Dhe më pas bëra një hetim dhe pashë që ishte nëna e tij ajo që e tha. Ishte e vërtetë. Më lejoni t’ju them këtë: e kuptoj që ai nuk mund të këndojë dhe dua t’ju njoftoj se nuk mund të luaj futboll”, transmeton Klankosova.tv.

Por sigurisht, në Argjentinë emri Leonel deri më tani ishte shumë më i popullarizuar se Lionel, kështu që shumë njerëz përfunduan duke thënë Leo në vend të Lio.

Diçka që edhe vetë lojtari përfundoi duke e pranuar: “Plaka ime do të më vrasë, por Leo tashmë është këtu”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova