Mbappe i përgjigjet Martinezit për festimet e tij

Mbappe i përgjigjet Martinezit për festimet e tij

Ylli i Francës dhe i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka reaguar më në fund rreth talljeve të fituesit të Kupës së Botës, Emiliano Martinez, pasi francezi u kthye në aksion me skuadrën e tij në Ligue 1. Ai tha se ka gjëra më me rëndësi për të bërë, duke shtuar se nuk harxhon energji në […]

Ylli i Francës dhe i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka reaguar më në fund rreth talljeve të fituesit të Kupës së Botës, Emiliano Martinez, pasi francezi u kthye në aksion me skuadrën e tij në Ligue 1. Ai tha se ka gjëra më me rëndësi për të bërë, duke shtuar se nuk harxhon energji në gjëra koti.

Mbappe e bëri rikthimin e tij në klub në më pak se dy javë pasi pësoi dhimbje në Kupën e Botës me Francën pasi humbi në finale ndaj Argjentinës. Pasi shënoi një penallti në kohën e shtesë për të ndihmuar PSG-në të mposhtte Strasburgun në një ndeshje të Ligue 1, Mbappe u pyet për talljet e shumta ndaj tij nga portieri argjentinas Martinez, i cili mbajti një kukull me fytyrën e sulmuesit të mbërthyer në të gjatë festimeve të trofeut në vendlindjen e tij javën e shkuar.

“Festimet nuk janë problemi im. Mos harxhoni energji për gjëra të tilla të kota, gjëja e rëndësishme për mua është të jap më të mirën nga vetja për klubin tim,” tha fillimisht 23-vjeçari.

Mbappe diskutoi gjithashtu ribashkimin e tij me kapitenin e Argjentinës Lionel Messi në Parkun e Princave, duke shtuar: “Do të presim që Leo të kthehet për të vazhduar të shënojë dhe të fitojë ndeshjet. Fola me të pas finales, e përgëzova. Ishte kërkimi i jetës për të, edhe për mua, por dështova, kështu që duhet të jesh gjithmonë një sportist i mirë.”

Francezi shënoi një het-trik për vendin e tij në finalen e Kupës së Botës për ta çuar në mënyrë sensacionale ndeshjen në penallti. Por me gjithë përpjekjet e tij më të mira, ai nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte ata të kalonin gjuajtjet nga 11 metra.

Martinez që atëherë është fotografuar duke sulmuar Mbappen me festimet e tij në më shumë se një rast, pasi ka vënë në pikëpyetje njohuritë e futbollit të yllit të PSG para Kupës së Botës në përgjigje të komenteve të tij të diskutueshme mbi standardin e kualifikimeve në Amerikën e Jugut.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova