Kurti viziton Janjevën, merr pjesë në meshë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar fshatin Janjevë. Sipas njoftimit të ZKM-së, ai fillimisbt takoi famillifarin e kishës së Shën Kollit, Don Matej Paliq dhe ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq. “Biseduan për historikun e komunitetit kroat në një fshat të bukur si Janjeva, fshat ky i vizituar dhe nga Nëna Terezë […]
“Biseduan për historikun e komunitetit kroat në një fshat të bukur si Janjeva, fshat ky i vizituar dhe nga Nëna Terezë në vitin 1981, e i cili njihet edhe për bashkëjetesën e shkëlqyer mes komuniteteve”, thuhet në njoftim.
ZKM njofton se pas takimit, Kurti mori pjesë në meshën e mbajtur në kishë.
“Pas takimit, Kryeministri Kurti mori pjesë dhe në meshën e mbajtur në kishën e Shën Kollit në Janjevë, ku takoi qytetarët e komunitetit kroat dhe shqiptar, dhe u uroi festën e Krishtlindjes”.












