KDI: Deputetët munguan mbi 1700 herë në seanca

KDI: Deputetët munguan mbi 1700 herë në seanca

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se Kuvendi i Kosovës ka treguar një performancë pozitive gjatë këtij viti duke miratuar 111 projektligje, apo përmbushur 69% të planifikimeve legjislative. Por sipas KDI-së, sfidë mbetët planifikimi i punës dhe mungesat e deputetëve në seanca. Derisa ka prezantuar vlerësimin mbi kualitetin e punës së Kuvendit gjatë vitit 2022, […]

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se Kuvendi i Kosovës ka treguar një performancë pozitive gjatë këtij viti duke miratuar 111 projektligje, apo përmbushur 69% të planifikimeve legjislative. Por sipas KDI-së, sfidë mbetët planifikimi i punës dhe mungesat e deputetëve në seanca.

Derisa ka prezantuar vlerësimin mbi kualitetin e punës së Kuvendit gjatë vitit 2022, hulumtuesi Arbër Thaçi ka thënë se në përmbushjen e agjendës legjislative ka ndikuar fakti që shumica parlamentare nuk është e përberë nga koalicionet.

“Diku rreth 69% e planifikimeve legjislative janë përmbyllur, do të thotë nga rreth 151 projektligje të cilat zinin vend të planifikimit legjislativ janë miratuar 111 të tilla, në kuptim të numrave kjo paraqet një arritje të dalluar të parlamentit dhe njëkohësisht punës së tij. Kjo mund të thuhet se është ndihmua mbase edhe nga fakti se kemi pasur të bëjmë me një shumicë parlamentare me solide dhe jo të përbërë nga koalicionet”, tha ai.

Por, sipas tij, të ngecjet hynë mungesa e një pune parlamentare më të organizuar dhe më sistematike në kuptimi ne planifikimit të agjendës legjislative.

Thaçi ka shtuar se është hasur në ngarkim të agjendës parlamentare duke mbajtur shumë seanca brenda një dite.

“Në mesin e ngecjeve ose mangësive të cilat ka shfaqur Kuvendi gjatë vitit 2022 aty është edhe mungesa e deputetëve. Deputetët, në bazë të një përllogaritje të KDI-së kanë munguar mbi 1700 herë përgjatë vitit të plotë. Në këtë regjistër, pra në rubrikën e mungesave zë vend të rëndësishëm bojkotimi që Lista Serbe ose partia që po përfaqëson komunitetin serb po i bënë institucioneve tash e disa muaj dhe kuptohet që ky numër paksa është ndikuar edhe nga mungesa që deputetët serbë po i bëjnë Kuvendit”, ka thënë ai.

Gjithashtu, mangësi është vlerësuar debati parlamentar që sipas KDI-së është orientuar të polemizimi dhe trajtimi jo përmbajtjesor i projektligjeve.

“Opozita ka tentuar nga njëherë t’i kontribuojë procesit politik në parlament nëpërmjet dhënies së propozimeve dhe dhënies së opinioneve të tyre mirëpo pushteti nuk ka pasur shumë gatishmëri t’i vlerësojë ato opinione ose kontribute të opozitës”, ka shtuar ai.

Sipas KDI-së, miratimi i rregullores së re të Kuvendit, jetësimi i procesit për krijimin e Byrosë për verifikimin dhe koksifikimin e pasurisë së pajustifikueshme si dhe Projektligji për financimin e subjekteve politike, kanë qenë iniciativat më të dalluara gjatë këtij viti.

Gjithashtu, KDI vlerëson se është bërë një administrim më i mirë i seancave të Kuvendit dhe meritat për këtë i kanë drejtuar të kryetari Glauk Konjufca i cili sipas tyre ka tentuar të nxisë bashkëpunim në mes të pozitës dhe opozitës.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja