Ja përse nuk duhet t’i neglizhoni dhimbjet e shpinës

Ja përse nuk duhet t’i neglizhoni dhimbjet e shpinës

Nëse e kaloni gjithë ditën të kërrusur para kompjuterit dhe nuk ju qëndrojnë as shpatullat drejt ndërsa po hani, me siguri, për fat të keq, mund të jeni të familjarizuar me dhimbjet e tmerrshme të shpinës. Sipas Shoqatës Amerikane të Kiropraktikës, 80% e njerëzve vuajnë nga këto dhimbje në një moment të jetës së tyre, […]

Nëse e kaloni gjithë ditën të kërrusur para kompjuterit dhe nuk ju qëndrojnë as shpatullat drejt ndërsa po hani, me siguri, për fat të keq, mund të jeni të familjarizuar me dhimbjet e tmerrshme të shpinës.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kiropraktikës, 80% e njerëzve vuajnë nga këto dhimbje në një moment të jetës së tyre, ndërsa sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, gratë janë më të rrezikuara se meshkujt që të përjetojnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës.

Përveçse janë më të rrezikuara që të kenë dhimbje shpine, gratë janë edhe më të zonja se meshkujt që t’i injorojnë këto dhimbje. Kjo në fakt është shumë e gabuar. Nëse ju vetëm do të kryqëzoni gishtat dhe të prisni derisa dhimbjet të lehtësohen, mund të pësoni dëmtime të përhershme.

Ekspertët rekomandojnë njerëzit që të vizitohen tek mjeku nëse përjetojnë dhimbje të shpinës për më shumë se 6 javë. Për më tepër, ja cilat janë 3 shenjat që paralajmërojnë se nuk duhet t’i injoroni dhimbjet e shpinës.

1. Dhimbja e shpinës shoqërohet me dhimbjet e këmbëve

Nëse keni dhimbje që fillon nga shpina apo kurrizi, vazhdon tek këmbët dhe përfundon tek gishtat, mund të jetë shenjë e acarimit të fijeve nervore. Ndodh që gjendja të përmirësohet vetvetiu, megjithatë nuk përjashtohen as rastet kur mund të shkaktojë mpirje, dobësi të muskujve dhe dhimbje të vazhdueshme …kush do t’i donte? 90% e njerëzve që shfaqin këto simptoma zakonisht nuk kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, megjithatë ka edhe disa procedura joinvazive, si masazhi, fizioterapi, aplikimi i nxehtësisë etj ,që mund t’i lehtësojnë këto simptoma.

2. Dhimbja e shpinës shoqërohet me probleme me ekuilibrin

Ndërkohë që kalojnë vitet, fillon të rritet edhe rreziku për pësimin e frakturave të lidhura me osteoporozën. Prandaj, nëse keni dhimbje shpine dhe duket sikur keni probleme me ekuilibrin, duhet të konsultoheni me një mjek.

3. Dhimbja e shpinës shoqërohet me probleme me zorrët ose fshikëzën e urinës

Një sërë simptomash të tjera që absolutisht nuk duhet të injorohen janë problemet me zorrën ose fshikëzën e urinës dhe mpirjen e ijëve. Këto simptoma mund të paralajmërojnë për sindromën e bishtit të kalit (sindroma cauda equina), një gjendje e rrallë që ushtron shumë presion tek nervat në fund të shtyllës kurrizore, ku lidhet me organet e legenit.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve