Frikë për uljen e popullsisë, ushtarët rusë mund të ngrijnë materialin riprodhues falas

Frikë për uljen e popullsisë, ushtarët rusë mund të ngrijnë materialin riprodhues falas

Trupat ruse që janë bërë pjesë e mobilizimit në Ukrainë do të kenë të drejtën të ngrijnë spermën e tyre falas në kriobanka, raportoi të mërkurën agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, shkruan The Guardian. Duke cituar Igor Trunov, presidentin e unionit të avokatëve në rusi, TASS raportoi se ministria e shëndetësisë kishte kthyer […]

Duke cituar Igor Trunov, presidentin e unionit të avokatëve në rusi, TASS raportoi se ministria e shëndetësisë kishte kthyer përgjigje pozitive ndaj kërkesës së tij për ndihmë buxhetore të planit.

Ministria është e vendosur në mbështetjen financiare nga buxheti federal për konservimin dhe magazinimin e spermatozoidëve për qytetarët që mobilizohen për të marrë pjesë në operacionin special ushtarak në vitet 2022-2024”, tha Trunov.

Familjet po ashtu mund të përdorin biomaterialin e konservuar pa pagesë nëse sigurimi i detyrueshëm mjekësor i tyre e lejon këtë. Rusia ka thirrur më shumë se 300 mijë rezervistë për të mbështetur atë që ajo e quan operacion special ushtarak në ukrainë me mobilizimin e pjesshëm të shpallur nga Putin në shtator.

Mobilizimi bëri që qindra e mijëra të rinj rusë të largoheshin nga vendi për të evituar dërgimin në luftë dhe ndezi edhe protestat më të mëdha anti-kremlin që kur rusia dërgoi trupat në Ukrainë.

Demografët kanë paralajmëruar se pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin dhe mobilizimi i saj “i pjesshëm” ushtarak mund të thellojë më tej krizën demografike të vendit.

Popullsia e Rusisë ka qenë në rënie pothuajse të vazhdueshme për dekada. Pandemia e koronavirusit çoi në rënien më të madhe natyrore të popullsisë së vendit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991.

Lufta në Ukrainë, e cila ka çuar në vdekjen e dhjetëra mijëra të rinjve rusë, ndërsa ka shkaktuar gjithashtu një eksod të paprecedentë të të arsimuarvr, pritet të përshpejtojë rënien demografike.

(Foto ilustruese)

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik