“Fadil Vokrri” do të menaxhohet nga FFK-ja edhe për pesë vjet të tjera, sot u nënshkrua marrëveshja

“Fadil Vokrri” do të menaxhohet nga FFK-ja edhe për pesë vjet të tjera, sot u nënshkrua marrëveshja

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës për stadiumin “Fadil Vokrri”. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama. Sipas kësaj marrëveshje, stadiumi “Fadil Vokrri” edhe për pesë vjet të tjera do të vazhdojë të menaxhohet dhe të shfrytëzohet […]

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës për stadiumin “Fadil Vokrri”. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Sipas kësaj marrëveshje, stadiumi “Fadil Vokrri” edhe për pesë vjet të tjera do të vazhdojë të menaxhohet dhe të shfrytëzohet nga FFK-ja.

Ademi në emër të Komitetit Ekzekutiv dhe të komunitetit të futbollit e ka falënderuar të parin e Prishtinës dhe stafin e tij që menaxhimin e këtij impianti të rëndësishëm ia ka besuar FFK-së, në mënyrë që bashkërisht të vazhdojë mirëmbajtja e tij por dhe investimet në riparimin e fushës e pjesët e tjera të objektit.

“Kreu i FFK-së ka theksuar se ky objekt është interes nacional, duke pasur parasysh se është arena e vetme në të cilën zhvillohen ndeshjet e Kombëtares, por edhe të klubeve tona në arenën evropiane. Ai ka thënë se menjëherë do të fillohet në përmirësimin e fushës, në mënyrë që ajo të jetë në gjendjen më optimale për ndeshjet e ciklit kualifikues për Euro 2024, të cilat fillojnë në muajin mars, 2023”, thuhet mes tjerash në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja.

Ademi, poashtu, ka shprehur gatishmërinë e FFK-së për investime kapitale në këtë stadium në të ardhmen, bashkë me komunën dhe me ministrinë e Sportit, duke përfshirë projektin e rritjes së kapacitetit, por edhe të modernizimit të mëtejmë të objektit në tërësi, pasi siç ka thënë, ky stadium është simbol jo vetëm i kryeqytetit, por edhe i vendit tonë.

“Ademi shprehu shpresën se në këtë afat pesëvjeçar të menaxhimit dhe shfrytëzimit të stadiumit “Fadil Vokrri”, kryeqyteti dhe FFK-ja do të bëhen me stadium të ri, i cili do të mundësonte kushte edhe më të mira për ndeshjet ndërkombëtare, por njëherësh edhe shkarkim të stadiumit “Fadil Vokrri” nga mbingarkesa e ndeshjeve”, shkroi faqja zyrtare e FFK-së.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova