Bulliqi në takim me zv.komandantin e KFOR’it: Folëm për sigurinë në Podujevë dhe në vend

Bulliqi në takim me zv.komandantin e KFOR’it: Folëm për sigurinë në Podujevë dhe në vend

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it Gjeneral Brigade Jozsef Szpisjak dhe Shefin e Ekipit Ndërlidhës Monitorues Karoly Kovacs, me të cilët kanë biseduar për situatën e sigurisë në Komunën e Podujevës dhe në nivel vendi. Postimi: Sot kam pritur në takim Zëvendëskomandantin e KFOR-it Gjeneral Brigade […]

Postimi:

Sot kam pritur në takim Zëvendëskomandantin e KFOR-it Gjeneral Brigade Jozsef Szpisjak dhe Shefin e Ekipit Ndërlidhës Monitorues Karoly Kovacs, me të cilët biseduam për situatën e sigurisë në Komunën e Podujevës dhe në nivel vendi.

Gjatë takimit shpreha shqetësimin tim për barrikadat e ngritura në veri të vendit dhe bllokimin e pikë-kalimit kufitar në Merdar, të cilat po e bllokojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe po e cenojnë sigurinë e përgjithshme në vend.

Zëvendëskomandanti i KFOR-it gjenerali Szpisjak tha se në kuadër të misionit të KFOR-it, ofrimi i sigurisë për qytetarët e Kosovës, liria e lëvizjes dhe krijimi i një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë janë edhe detyrë mandatore e tyre, të cilët në koordinim me institucionet shtetërore të Kosovës do ta përmbushin misionin e tyre.

Në emër të Komunës së Podujevës e falënderova Zëvendëskomandantin për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi me trupat e KFOR-it në Komunën e Podujevës. Duke qenë edhe komunë kufitare ne kemi takime të rregullta e bashkëpunim të ngushtë në sfera të ndryshme.

U pajtuam që bashkëpunimin e mirë që e kemi ta kultivojmë e thellojmë edhe më tej, në interes të gjithë qytetarëve.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit